MENU
klinika

(Video)

Sabiani përlotet! Çfarë e preku këngëtarin?

14.11.2021 - 14:12

Teksa po bisedonte me Ilirin, Sabiani u përlot teksa kujtoi miqtë që janë eleminuar tashmë.

“Më vjen keq se Arditit, Palomës dhe Sheilës i gjenim gabime dhe qeshnim. Tani e kuptoj sa të rëndësishëm ishin”,- tha ai.

Iliri u përpoq ta qetësonte duke e i thënë se do ta ketë gjithnjë pranë.

Sabiani dhe Iliri janë ndër të nominuarit e kësaj jave në Big Brother Vip, duke qenë se po luajnë çift me njër-tjetrin.

Sabiani nuk e ka pritur aspak mirë nominimin dhe ka reaguar ashpër ndaj banorëve të tjerë teksa ishin duke ngrënë. Sabiani ka thënë se e di kush e ka nominuar dhe se ai nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë, por ai nuk e di se të nominuarit e kësaj jave nuk do të largohen nga shtëpia dhe më i votuari prej tyre do të shpëtojë së bashku me personin që është çift.

Ndërkohë, Iliri ka ndërhyrë dhe ka thënë që s’kanë nominuar atë. Ai i ka kërkuar Sabianit që mos ta marrë personale,ndërsa ky e fundit ka thënë se do e marrë e madje është gati të marrë valixhet e të largohet.

E dinë që jemi bashkë. Gjithsesi, ju bëftë mirë, ishalla jeni në finale të gjithë! Kur i bëni pa të drejtë, do shikoni vetë se si do dali.- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reality-show u rikthye pas katër vitesh

Këta janë konkurrentët VIP të “Big Brother Albania”

"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit