MENU
klinika

''Qytetërimi i fjetur''

Zbulohet Tempulli i Diellit

16.11.2021 - 12:11

        Arkeologët hasin në mbetjet e një prej tempujve të diellit, në Egjiptin e lashtë, që daton nga mesi i shekullit të 25-të para erës sonë.

Ekipi zbuloi mbetjet nën një tempull tjetër në Abu Ghurab, rreth 12 milje në jug të Kajros, – tha për CNN Massimiliano Nuzzolo, asistent profesor i Egjiptologjisë pranë Institutit të Akademisë Polake të Shkencave për Kulturat Mesdhetare dhe Orientale në Varshavë.

Në vitin 1898, arkeologët që punonin në vend, zbuluan tempullin e diellit ”Nyuserra”, njohur gjithashtu si ”Neuserre” ose ”Nyuserre”, mbreti i gjashtë i dinastisë së 5-të, i cili sundoi Egjiptin midis vitit 2,400 – 2,370 para erës sonë.

Tani zbulimet e bëra gjatë misionit të fundit, sugjerojnë se ai ishte ndërtuar mbi mbetjet e një tempulli tjetër të ngjashëm.

“Arkeologët e shekullit të 19-të gërmuan vetëm një pjesë shumë të vogël të kësaj ndërtese me tulla balte, nënntempullin prej guri të Nyuserrës dhe arritën në përfundimin se kjo ishte një fazë e mëparshme ndërtimi e të njëjtit tempull. Tani gjetjet tona tregojnë se kjo ishte një ndërtesë krejtësisht e ndryshme, e ngritur përpara Nyuserrës”, – tha ai.

Gjetjet përfshijnë vula të gdhendura me emrat e mbretërve që sundonin përpara Nyuserrës, që dikur përdoreshin si kapëse kavanozash, si dhe bazat e dy kolonave gëlqerore, këto pjesë e një portiku hyrës, si dhe pragun gëlqeror.

Ndërtimi origjinal ishte bërë tërësisht me tulla balte, – tha Nuzzolo, ekipi i të cilit, gjeti gjithashtu dhjetëra kavanoza birre të padëmtuara, gjatë gërmimit. Disa mbushura me baltë, që përdorej vetëm në rituale të veçanta fetare, – shtoi ai – dhe qeramika daton në mesin e shekullit të 25 p.e.s., një ose dy breza përpara se të jetonte Nyuserra.

Monumenti me tulla balte “ishte befasues në përmasa”, – tha Nuzzolo, por Nyuserra e shkatërroi në mënyrë rituale, për ta ndërtuar vetë tempullin e diellit.

Ndërsa këta tempuj i ishin kushtuar kultit të perëndisë së diellit, Ra, mbreti legjitimoi fuqinë e tij përmes tempullit dhe u paraqit si djali i vetëm i perëndisë së diellit në Tokë, – tha ai.

Sipas të dhënave historike, gjithsej numërohen gjashtë tempuj të tillë dhe deri tani, ishin zbuluar vetëm dy prej tyre, – vërejti, Nuzzolo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Koka e Augustit, në dymijëvjeçar!

“Gjeta tulla në Romë dhe po lë mermer”