Artistja, ka mundur ta sjellë para nesh… dhembjen therëse prej tradhtisë. Tradhtisë së një dashurie të madhe. Të pakushtëzuar, trazuar deri në mundim. Të vetme.
”Diego dhe unë”, 1949, u shit në shtëpinë e ankandit ”Sotheby” në Nju Jork, këtë të martë, në shifrën prej 34.9 milion dollarësh (25 milion £).
Piktura është një nga autoportretet e fundit të Frida Kahlos dhe përfaqëson ndjeshmërinë dhe trazirat emocionale të artistes mbi tradhtinë bashkëshortore të partnerit të saj. Diego Rivera.
Sipas ”The Guardian”, shtatë dekada më vonë, në një kthesë unike të fatit, piktura është shitur për gati 35 milionë dollarë, duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit në Amerikën Latine, shitur në ankand dhe duke mposhtur rekordin e mëparshë, ky i mbajtur nga vetë Rivera.
Piktura në vaj ka magjepsur gjithmonë artdashësit me përshkrimin e marrëdhënies së trazuar të çiftit.
Kahlo dhe Rivera u martuan përpara se Kahlo të vdiste në moshën 47-vjeçare, në vitin 1954. Ajo është bërë një nga artistet më të njohura të shekullit të 20-të, por kur sytë i mbetën tek artisti, Rivera, në vitin 1922, Kahlo ishte një 15-vjeçare, studente arti, ndërsa ai artisti i muraleve 36-vjeçar, me famë botërore.
Ajo u magjeps pas tij… Dyshja u martuan në vitin 1928. Rivera, thuhej se simbolizonte shkallën në të cilën, mund të pushtohej ndërgjegjja e piktores…