Java e 10-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me rezultate surprizë, duke prishur disi ekuilibrat e vendosur në javët e para. Shkumbini i ka shkaktuar Bylisin humbjen e parë për këtë sezon në kampionat duke e mundur në Peqin me rezultatin 2-0.
Vendimtar për peqinasit ishin kapiteni Magani dhe braziliani Barbosa që i dhanë Shkumbinit një fitore mjaft të rëndësishme në aspektin moral.
Në takimin tjetër, Erzeni ka mposhtur minimalisht 1-0 Burrelin falë golit të Raboshtës. Skuadra e Nevil Dedes zyrtarizohet si ndër pretendentët kryesorë për këtë sezon duke fituar terren ndaj Bylisit kryesues.
Besëlidhja ka mposhtur mes spektaklit 3-2 rivalët e Maliqit në sfidën e luajtur në Bilisht. Lezhjanët iu falën golave të vëllezërve Danaj që këtë sezon janë të papërmbajtshëm.
Tërbuni ka mposhtur 1-0 Besën falë golit të Hysës të shënuar në minutën e 33-të. Vora ka mposhtur pastë 3-0 Pogradecin, Apolonia ka likuiduar 2-0 Turbinën ndërsa Tomori-Butrinti dhe Lushnja-Korabi kanë përfunduar në barazim pa gola 0-0.
REZULTATET
Apolonia-Turbina 2-0
66′ Sota, 73′ Maksuti
Shkumbini-Bylis 2-0
36′ Magani, 58′ Barbosa
Maliqi-Besëlidhja 2-3
56′ Kame, 75′ Demollari/ 39′ Ruben Danaj, 48′ , 90+2′ Redon Danaj
Tërbuni-Besa 1-0
33′ Hysa
Tomori-Butrinti 0-0
Lushnja-Korabi 0-0
Vora-Pogradeci 3-0
5′ , 71′ Mashi, 62′ Kovaçi
Erzeni-Burreli 1-0
Raboshta 90+2′