Siç u parashikua, dëmtimi që e detyroi Simon Kjaer të largohej nga fusha në Genoa pas vetëm tre minutash lojë të ndeshjes, nuk është aspak i parëndësishëm.
Rezultati i MRI-së, të cilës danezi iu nënshtrua në klinikën “Columbus” të Milanos, në fakt konfirmoi “nevojen për një artroskopi të gjurit të majtë, për të riparuar dëmtimin e ligamentit. Operacioni do të kryhet nesër”.
Është e kotë të bëhen supozime për kohën e rikuperimit, të cilat do të vendosen pas operacionit. Sigurisht që ky është një dëmtim serioz, i cili mund ta lërë danezin jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Milani humb kështu një nga shtyllat e mbrojtjes së tij dhe tani do të duhet të mbështetet te Romagnoli, si dhe ndoshta te Gabbia e Kalulu, për të mbështetur Tomori në qendër të prapavijës.