MENU
klinika

Dosja hetimore 339

Vokshi-Dakos: Mirë mua në gjyq, po dosjes çdo i bësh?

10.11.2018 - 21:25

Duket se beteja midis kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, dhe deputetes së Partisë Demokratike, nuk ka ndërmend të përfundojë.

Ata kanë zgjedhur platformën në Facebook për të sfiduar njëri-tjetrin me anë të statusve dhe replikave.

Po thuajse gjatë gjithë ditës ata kanë shkëmbyer statuse me akuza kundrejt njëri tjetrit.

Pas reagimit të dytë të Dakos, nuk ka ngurruar t’i kthejë një tjetër përgjigje deputetja e djathtë.

“E folura me kode dhe intimidimi verbal i z. Dako është një tregues shumë i rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur,” shkruan ajo.

albana vokshi-konica.al
albana vokshi-konica.al

Statusi i plotë:

“E folura me kode dhe intimidimi verbal I z. Dako është një tregues shumë I rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur.

Vulgu I koduar dhe shantazhi në emër të ligjit, janë dy karakteristika të kësaj rrace politikanësh.

Kjo është replika ime e fundit.

Kam vetëm një pyetje për z. Dako:

Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore “339” cfarë do t’i bësh??”