Vijon dueli në distancë mes Partizanit dhe Skënderbeut, me dy ekipet kryesuese që kanë fituar 1-0 në ndeshjet e shtëpisë, përkatësisht ndaj Laçit dhe Flamurtarit. Si të kuqtë, ashtu edhe kampionët në fuqi, nuk e kanë pasur të lehtë suksesin, sidomos korçarët, që shënuan në fund.
Të kuqtë kanë dominuar gjithë ndeshjen ndaj kurbinasve, por goli i fitores ka ardhur vetëm në pjesën e dytë. Është përsëri Jurgen Bardhi ai që i jep fitoren Partizanin, ashtu si në mesjavë ndaj Kastriotit vendës në Fushë-Krujë.
Suksesi i Partizanit është bërë më i lehtë në fund, kur kurbinasit kanë mbetur me 10 lojtarë në fushën e lojës. Ishte goli i tretë për Bardhin këtë sezon, i cili ishte kritikuar shumë për mungesën e golit. Me këtë sukses, Partizani mban në 2 pikë distancën nga Skënderbeu ndjekës.
Skënderbeu ka vuajtur shumë për 3 pikët e radhës. Ka qenë një vlonjat që ka ndëshkuar Flamurtarin në minutën 89-të. Dejvi Bregu ka shënuar në fund të ndeshjes, duke i dhënë suksesin e radhës ekipit të tij.
Pas humbjes ndaj Laçit, ky ishte padiskutim një sukses për Skënderbeun, duke parë edhe faktin që Partizani kaloi me sukses ndeshjen e kësaj jave. Në javën tjetër ka sfida tepër interesante, pasi Tirana pret Skënderbeun, ndërsa Partizani udhëton në Vlorë.