MENU
klinika

Serie A, Java 18

Lazio rikthehet te fitorja dhe arrin Juventusin

17.12.2021 - 21:28

Lazio është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në “Olimpico” ekipin e Genoas 3-1. Një rezultat që bën bardhekaltrit të arrijnë Juventusin në renditje, duke iu rikthyer kështu pretendimeve.

Pedro shënoi golin e parë në minutën e 30-të dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh të këtij goli. Në të dytën, vendasit shënuan golin e dytë në minutën e 75-të me Acerbi, ndërsa Zaccagni pesë minuta më vonë coi shifrat 3-0.

Miqtë e futën shumë vonë në lojë, duke ngushtuar diferencat në 3-1 në 86’ me Melegonin. Lazio mban avantazhin deri në fund, duke marrë tri pikë me vlerë. Strakosha ishte sërish titullar në portë, ndërsa Hysaj u zëvendësua në të dytën.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak