MENU
klinika

Bundesliga, Java 17

Bayern nuk e ul ritmin, “poker” golash dhe vijon marshimin

17.12.2021 - 23:37

Bayern Munchen mbyll gjysmën e parë të sezonit në mënyrë perfekte, teksa pasi siguroi etiketimin e kampionit të dimrit javën e kaluar, mbrëmjen e sotme mori një tjetër fitore, pasi mposhti pastër 4-0 Wolfsburgun.

Në “Allianz Arena”, bavarezët dominuan totalisht dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 7’ me anë të fantazistit Thomas Muller, i cili luante ndeshjen e tij të 400-ë në Bundesligën gjermane dhe e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në pjesën e dytë ishin Upamecano në minutën e 57’ dhe Sane në të 59-ën që shënuan për të çuar shifrat në 3-0, ndërsa golin që vulosi edhe rezultatin, e shënoi i zakonshmi Robert Lewandowski në minutën e 88’.

Bavarezët mbyllin kështu fazën e parë në krye të renditjes me 43 pikë, plot 9 më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, teksa në 17 ndeshje kanë shënuar 56 gola dhe kanë pësuar vetëm 16.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak