MENU
klinika

Formula 1

Largohet Jean Todt, në krye të FIA-s Emiri i Dubait

18.12.2021 - 13:29

Mohammed Ben Sulayem është zgjedhur presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Ai është Emiri i Dubait dhe në votimin e kryer për këtë post mori 62% të votave duke fituar garën me britanikun Graham Stoker.

Sulayem, 60 vjeç, do të pasojë në këtë detyre francezin Jean Todt, që mbajti postin e presidentit të FIA-s për 12 vjet (3 mandate). Presidenti i ri ka një karrierë të gjatë në garat rally dhe në politikën e automobilizimit, një nga pilotët arabë më të suksesshëm në histori.

Prej vitit 2008 ka qenë pjesë e bordit të FIA-s, si zv.president dhe anëtar i Këshillit Botëror të Motorsport. Ai triumfoi falë votave që mori nga Lindja e Mesme, Amerika Latine dhe Afrika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak