MENU
klinika

Prifti atdhetar shqiptar

At’ Stath Melani ishte kundër gjuhës greke

24.12.2021 - 19:01

     ”Hirësi, shqiptarët merren vesh me Perëndinë më mirë dhe më shpejt në shqip, sesa në greqishten tuaj”…

U vra nga një grup nacionalistësh grekë afër Përmetit për këmbënguljen e tij në përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjinë lokale ortodokse, më 24 dhjetor 1917.

At Stath Melani, prift ortodoks shqiptar që mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe ndihmoi përhapjen e vetëdijes për gjuhën e shkruar shqipe në jug të Shqipërisë. At Stath Melani ishte jo vetëm prift, por edhe luftëtar i rezistencës së armatosur me çetën e tij, aleate me Mihal Gramenon, Sali Butkën, Çerçiz Topullin dhe Themistokli Gërmenjin. Ai

Stath Melani lindi në fshatin Melan të Përmetit, më 1858. Në moshë të vogël u vendos me të atin në Stamboll, ku u njoh me patriotët e kohës dhe zhvilloi ndjenjat kombëtare.

Më 1899 u dorëzua prift dhe më 1900 u kthye nga Amerika, ku pat emigruar, për në Përmet. Me qëllim që të mbështeste luftën për pavarësi kombëtare, krijoi më 1911 një çetë komitësh me djem nga fshatrat e Përmetit. Më 1912 u caktua komandant i zonës së Përmetit nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Më 1914, pas krijiit të Republikës Autonome të Epirit të Veriut, u përball disa herë me forcat andarte greke.

Për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos si më 1909, nga autoritetet osmane, ashtu edhe më 1914, nga qeveria e Haxhi Qamilit.

Më 24 dhjetor 1917, At Stath Melani vritet në pusi nga andartët grekë më 24 dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë te madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave te Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjës, por edhe te Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptaret jashtë atdheut në ShBA dhe gjetke. U bënë shumë protesta para autoriteteve italiane, duke kërkuar zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane