Dua Lipa ndau të shtunën disa fotografi teksa festonte Krishtlindjet. Në mesin e fotove që publikoi në Instagramin e saj, mungonte modeli Anwar Hadid. Kjo u pa si një konfirmim nga ana e këngëtares lidhur me thashethemet se është ndarë me modelin pas dy vitesh lidhjeje.
Përflitet se shkak i ndarjes është bërë distanca mes tyre pasi Dua po qëndron prej kohësh në Londër duke punuar për albumin e ri. Por mesa duket ndarja ka ndikuar dhe në raportin e Dua-as me kunatat e saj të famshme, Bella dhe Gigi Hadid.
Ata kanë treguar shpeshherë se mbanin një raport mjaft të ngushtë por si duket pas ndarjes me Anwarin, gjërat kanë ndryshuar. Afrimitetin e tyre e tregonin dhe rrjete sociale. Por postimi për Krishtlindje, që u pëlqye nga më shumë se 1.2 milionë njerëz, nuk shkaktoi asnjë reagim nga Bella dhe Gigi.