MENU
klinika

Ka protesta pro tenistit

Djokovic mund të dënohet 3 vjet me mos hyrje në Australi

07.01.2022 - 14:05

Çështja e tenistit serb Novak Djokovic po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë dhe në çdo moment dalin informacione në lidhje me praninë apo jo të numrit 1 në botë në grand slam të Australian Open, që nis më 17 janar.

Shumë fansa të tij janë mbledhur jashtë hotelit ky është vënë në izolim dhe kanë protestuar. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar disa prej tyre, ata më të dhunshmit. Ndërkohë, mediat australiane bëjnë me dije se çështja e Novak Djokovic, i nisur drejt Melburnit me një leje mjekësore, rrezikon të marrë një tjetër drejtim.

Ai dhe dy anëtarë të stafit të tij janë nën hetim, pasi nuk kanë dokumentacion të rregullt, duke shkeluar rregullat e emigrimit. Për pasojë, sipas ligjeve vendase, tenisti rrezikon deri në 3 vjet përjashtim nga Australia, e thënë ndryshe 3 vjet mungesë në turneun e madh madhor që ai e ka fituar plot 9 herë.

Ndërkohë, autoritetet australiane kanë deklaruar se Djokovic është i lirë të largohet nga vendi nëse ai e dëshiron këtë.

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin