Klubi i Flamurtarit i rikthehet denoncimit të gjykimeve të arbitrave në 3 ndeshjet e Kategoria Superiore ku luajti ekipi vlonjat. Së fundmi, Flamurtari u mund minimalisht në transfertën korçare 1-0.
Flamurtari renditet në vendin e gjashtë për momentin, me 19 pikë, por e sheh të keqen edhe jashtë vetes, siç ka bërë në sezonet e fundit. Dhe “gjuha vete ku dhemb dhëmbi”, pikërisht tek arbitrimet e “bluzave të zeza”, të cilat sipas tyre kanë qenë tendencioze dhe të gabuara.
Të paktën në tri ndeshje, ku përqendrohet edhe denoncimi i kuqezinjve të Vlorës për fazën e dytë të kampionatit. Statusi i bregdetarëve në Facebook, i shoqëruar me videot e ndeshjeve përkatëse, tregon gabimet e gjytarëve në dëm të kuqezinjve.
POSTIMI I FLAMURTARIT
“Pa koment po sjellim gabimet “njerëzore” nga arbitrat për ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë:
- Flamurtari F.C – KF Teuta
- Flamurtari F.C – FC Luftëtari
- FK Skënderbeu – Flamurtari F.C