MENU
klinika

Stadiumi i ri

Tapeti nuk është gati, Kukësi ende në shtegtim

15.01.2022 - 14:30

Tifozët kuksianë ishin në pritje për të inauguruar stadiumin e ri, për t’i dhënë fund një shtegtimi afro 3-vjeçar. Sfida ndaj Dinamos dukej idealja, një kundërshtar me emër, një ndeshje e rëndësishme për të hapur dyert e “Kukësi Arena”.

Për fat të keq, pavarësisht se kjo sfidë u shty për më 19 janar, si pasojë e infektimeve, sërish nuk është mjaftueshëm pasi stadiumi i ri nuk është gati, nuk është dhënë drita jeshile nga ekspertët.

Në këto kushte, klubi i Kukësit ka njoftuar se sfida me Dinamon do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kukësi ndodhet në vendin e dytë dhe kërkon të përfitojë nga përplasja direktes mes Tiranës dhe Vllaznisë.