MENU
klinika

Serie A, Java 22

Lazio nuk fal, tani është më afër Evropës

15.01.2022 - 21:03

Lazio fitoi sot në mbrëmje 3-0 ndaj Salernitana, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Serie A. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për skuadrën e trajnerit Sarri që ngjitet në kuotën e 35 pikëve tri më pak se Juventusi.

Një ndeshje e vendosur që në 10 minutat e para të saj, me dy gola të shpejtë të sulmuesit Ciro Immobile (minutat 7 dhe 10). Ndërkohë që, goli i tretë u realizua në minutën e 66-të nga Lazzari, duke vulosur fitoren.

Salernitana, me këtë humbje, projektohet gjithnjë e më shumë drejt Serie B sezonin tjetër, pasi mbyll renditjen me vetëm 11 pikë. Ndërsa për Lazio, kjo fitore është e rëndësishme për të siguruar Europën.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak