MENU
klinika

Fantazisti i Kombëtares

Tre klube të mëdha të Serie A duan Bajramin

17.01.2022 - 19:50

Nedim Bajrami po bën mirë me Empolin dhe në këtë merkato janari është vënë në shënjestër të disa klubeve të tjera, kryesisht në Serie A. Pas Sassuolos dhe Cagliarit, janë trek lube të tjera të mëdah që duan shërbimet e fantazistit të Kombëtares shqiptare.

Napoli dhe Lazio duket se kanë hyrë në garë, por dhe Fiorentina nuk mbetet pas, me ekipin “vjollcë” që po përpiqet të ngrejë një skuadër pretendente për të arritur Europën.

Gjithsesi, Bajrami mendjen e ka vetëm tek Empoli për momentin dhe do të ndihmojë skuadrën e tij për të arritur objektivat që kanë dhe për t’u rritur akoma dhe më shumë si lojtar.

Një talent nga Seria A ka fituar pseudonimin ‘Zidane i ri’ dhe shumë skuadra tashmë kanë lëvizur për ta marrë atë. Sigurisht që mesfushori i ri ka shumë për të na provuar, por rruga që ai ka zgjedhur duket se është e duhura.

Ekipi që ai luan po shpreson shumë tek ai, por nëse një ofertë e rëndësishme do të vinte , lojtari mund të largohet menjëherë” – shkruan media italiane “Calciopolis”, duke e cilësuar shqiptarin si një Zidane të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN