Inter ka vuajtur shumë për të siguruar tri pikët e radhës në Serie A, duke fituar vetëm në fund ndaj Venezias 2-1, një sukses që erdhi me përmbysje, teksa miqtë ishin ata që shënuan të parët në avantazh.
Pjesa e parë është mbyllur 1-1. Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Henry, i cili ka heshtur San Siro-n me një goditje të bukur me kokë. Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në minutën e 40-të me një gol të Barella-s, që ka dërguar topin në rrjetë pasi Lezzerini i ka mohuar golin Perisic-it me një pritje të jashtëzakonshme.
Në fundin e 45 minutave të para, zikaltrit kanë pretenduar për një penallti që nuk është dhënë nga arbitri Marchetti pas ndërhyrjes së VAR. Inter nuk e kishte menduar se do të vuante kaq shumë.
Në limitin e ndeshjes, pikërisht në minutën e 90-të, Dzeko shënon golin e avantazhit dhe të fitores, duke mbajtur zikaltrit në krye të renditjes. Gol vendimtar nga boshnjaku.