MENU
klinika

Azili politik në Hungari

Maqedoni/ Prokuroria: Gruevski do të ekstradohet

14.11.2018 - 09:58

Prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva, ka deklaruar se për çështjen ‘Tanku’ ka kërkuar paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në rastin ‘Tanku’, ish kryeministri Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre për blerjen e një makine të blinduar rreth 600 mijë euro për ta përdorur përgjatë kohës që ishte kryeminstër.

Për rastin ‘Tanku’ ku Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullisht vinte në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend”- ka deklaruar Katica Janeva, duke shtuar se institucionet nuk duhet t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës për arratisjen e tij.

Prokurorja shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria, aty ku ka kërkuar azil politik dhe do të gjykohet në Maqedoni edhe për akuzat tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase