Bayern Munchen mori fitoren e tretë radhazi sot, duke likuiduar një rival të fortë, Leipzig. Bavarezët fituan 3-2 në “Allianz Arena” dhe shkëputen në krye të renditjes.
Thomas Muller vijon me paraqitjet fantastike. Ishte ai që hapi ndeshjen me golin e tij në minutën e 12-të. Në të 36-n do të shënonte sërish, por këtë herë goli iu anulua. Më herët për miqtë barazoi Andre Silva.
Në fundin e pjesës së parë,pikërisht në 44’, Lewandowski kalon sërish në avantazh të tijtë. Goli i 24-t për polakun në Bundesligë këtë sezon, askush si ai në Evropë, duke qenë sërish afër fitimit të “Këpucës së Artë”.
Në pjesën e dytë, Nkunku barazon shifrat në 53’. Por pa kaluar as 5 minuta, Bayern shënon sërish. Këtë herë është një autogol Gvardiol, edhe pse u mendua se shënoi Gnabry. Vendasit e mbrojtën këtë avantazh deri në fund.