Georgina Rodríguez është në “gojën e botës”, pasi ka hapur librin e jetës së saj në serialin e Netflix “Soy Georgina”. E dashura e Cristiano Ronaldos, 28 vjeçe, tregon pothuajse gjithçka: shtëpitë, fëmijët, dollapin e rrobave, udhëtimet, avionin privat, makinat, miqtë…
Por, në fund të fundit, ku janë prindërit? Një ‘reality shoë’ që po thyen rekorde për shikime në mbarë botën. Georgina e përmend rrallë familjen e saj.
Përveç motrës, Ivana Rodríguez, e cila është një nga të afërmit e saj më të mirë dhe që e shoqëron në shumë situata, Georgina Rodríguez përmend vetëm se ka humbur të atin dhe se ka shkuar gjatë ditëlindjes së saj në varrimin e tij.
Ajo thotë gjithashtu se është “argjentinase dhe spanjolle”, duke qenë se babai i saj ishte argjentinas dhe nëna me kombësi spanjolle. Pa përmendur as emrat e tyre. Trafiku i drogës dhe burgu shënojnë të kaluarën e babait të saj.
“The Sun” zbulon gjithçka rreth historisë familjare të së dashurës së një prej lojtarëve më të mirë në botë. Jorge quhej babai i Georgina, i cili vdiq në vitin 2019. Sipas tabloidit anglez, ai ishte një bos droge, i cili kreu dhjetë vite burg. Ai, gjithashtu kreu dënimin në Spanjë për dy krime të tjera.
Babai i partneres së CR7 u dënua me 11 vite burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës me vlerë më shumë se 120.000 euro (e cila përfundoi në duart e policisë. Ky plan synonte trafikimin e drogës nga Spanja në Francë. Ai doli nga burgu në vitin 2008, por shpejt u kthye në botën e krimit.
Jorge u përpoq të trafikonte kanabis nga Maroku në Spanjë. U arrestua përsëri dhe u lirua në vitin 2013. Babai i Georgina Rodríguez ishte 70 vjeç kur vdiq në vitin 2019. Nëna e modeles quhet Ana Maria Hernandez. Dihet pak për rrugën e saj, përveç origjinës spanjolle. “The Sun” pretendon se nëna e saj tani jeton në Itali.