MENU
klinika

Kush ishte Virdimura?

E para “Dutturissa” në botë, revolucionarja me zemër fisnike

15.02.2022 - 19:11

          Të qenit grua dhe mjeke, në mesjetë, nuk ishte e lehtë. Ajo ishte një grua jashtë kuadrit, e përkushtuar, vetëmohuese dhe e përgatitur, me një personalitet të fortë. Virdimura, me origjinë çifute, bijë mjeku dhe gruaja e Paskuale di Catania, qe femra e parë zyrtarisht e autorizuar për të ushtruar profesionin e mjekes dhe kirurgia e parë në botë./Konica.al

Historia e një gruaje të fortë, të përkushtuar dhe të përgatitur që kujdesej për personat me aftësi të kufizuara, klasat më pak të pasura dhe njerëzit e të njëjtës gjini. Qe nga të parat gra që praktikoi mjekësinë në mesjetë. Inteligjente, vetëmohuese, e përgatitur dhe ambicioze dhe jetoi midis shekujve 14-të dhe 15-të. Në një kohë kur myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ishin të pranishëm në Sicili, gruaja iu përkushtua kujdesit për të varfrit dhe të paaftët. Gratë që praktikonin artet shëruese, shpesh konsideroheshin shtriga ose magjistare, pre e paragjykimeve të epokës. E shoqja e hebreut Pasquale de Medico të Katanias, ajo iu nënshtrua të ashtuquajturës “provë aftësish” përpara një komisioni ekspertësh. Pasi kaloi testin, ajo u bë një mjeke e vërtetë.

Trajtimi mjekësor shpesh ishte i shtrenjtë dhe jo të gjithë mund ta përballonin atë, Virdimura trajtonte më të dobëtit dhe më të varfrit, duke e kryer punën si një mision të vërtetë, sipas mësimeve të Hipokratit.

Një dokument zyrtar që dëshmon aftësitë dhe titullin daton në nëntor 1376 dhe ruhet në Arkivin Shtetëror të Palermos. Në shkrimin e çmuar dëshmohet përshtatshmëria e Virdimurës për të ushtruar profesionin e mjekësisë në të gjitha qytetet dhe tokat e Sicilisë. Brenda dokumentit të kualifikimit, me urdhër të gruas, ishte renditur një kërkesë specifike: “Të mund të trajtohen të varfrit dhe të gjithë ata që nuk mund të paguajnë tarifat e fryra, të kërkuara nga mjekët e tjerë”.

Ky është vërtet një fakt i pabesueshëm, kur marrim parasysh epokën historike.

Ishte pothuajse e pamundur, që një grua e zakonshme të ndiqte një karrierë si mjeke, edhe nëse në familjet më të pasura çifute, vajzat dhe gratë mund ta ushtronin këtë profesion, aq sa një grua tjetër çifute mbahet mend për angazhimin e saj në profesionin e mjekësisë, Bella di Paija.

Në respekt të përkushtimit dhe të aftësisë së “Doktoreshës” të Katanias, u vendos një çmim prestigjioz: “Çmimi Ndërkombëtar Virdimura”, që dëshmon shembullin e rëndësishëm të profesionalizmit dhe altruizmit të grave mjeke të Katanias.

Virdimura mbetet edhe sot, simbol i inteligjencës së madhe, dashurisë për fqinjin dhe profesionalizmit të madh./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’

Çfarë është arti?

”A ka gjini Arti?”

Një arbëreshe amerikane

“Në Kalabri u ndjeva në shtëpi”