Në urimin nga ana e saj, mbretëresha Elizabetë, e Anglisë, thekson se shpreson që dy shtetet të kenë kohë më të mira, në të ardhmen.
“Me rastin e festës së rëndësishme tuajës, të ditës së pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia, popullit të Kosovës.
Ndërsa i kapërcejmë sfidat shëndetësore globale së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi kohë më të mira, në të ardhmen”, thuhet në telegramin e mbretëreshës Elizabetë.
Sakaq, Presidentja Osmani ka falënderuar mbretëreshën Elizabetë, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës.
“Republika e Kosovës, gjithnjë ka pasur përkrahjen e pakursyer të Mbretërisë së Bashkuar.
Prandaj, e falënderoj Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabetë, për urimin me rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për dëshirat e mira të saj, për vendin tonë dhe për qytetarët tanë”, – ka shkruar Presidentja, në letrën për Mbretëreshën Elizabetë.