Trajneri i ekipit përfaqësues së Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ndaj kombëtares U-19 të Rumanisë.
Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Loni Papuciu” në qytetin e Fierit. Bogdani për këto përballje testuese ka grumbulluar plot 22 futbollistë, ku 12 prej tyre aktivizohen në kampionatet e vendit tonë.
Shqipëri – Rumani do të luhet me datë 18 nëntor 2018, ora 14:00, në stadiumin “Loni Papuciu”, Fier, ndërsa sfida e dytë më 20 nëntor, ora 14:00, por në stadiumin “Loni Papuciu”, Fier.
Dy ditë më parë, presidenti i FSHF, Armand Duka, ka paralajmëruar furtunë në radhët e ekipeve kombëtare, ku Bogdani është më i rrezikuari, për shkak të rezultateve të dobëta, ku në dy vjet, nuk ka marrë asnjë fitore.