MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

“Ringjallet” Egnatia, fiton duelin e mbijetesës

19.02.2022 - 16:46

Egnatia ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese, teksa kanë mposhtur në stadiumin “Arena Egnatia” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 2-0, ku dy brazilianë i kanë dhënë tri pikë të arta skuadrës së Zekerija Ramadanit.

Goli i parë u realizua me autor Pedro Auguston në minutën e 15′, ku pas goditjes së Ilirid Ademit dhe grushtimit të Rexhepit, ishte sulmuesi brazilian i rrogozhinasve, i cili ka përfituar duke shënuar golin e parë të takimit.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë dhe i vulosjes së duelit për mbijetesë ishte nga një aksion model i Egnatias me Xhekson, i cili mjaft bukur ka goditur në portë dhe topi përfundon në shtyllë dhe në rrjetë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak