MENU
klinika

Deklarata e zëvendëspresidenti Mike Pence

SHBA nuk do ta tolerojë aspak Korenë e Veriut…

15.11.2018 - 17:22

Presidenti Trump ka gjasa të shtojë sanksionet kundër Koresë së Veriut, kur ai të takohet me Presidentin Xi Jinping të Kinës këtë muaj, tha të enjten Zëvendëspresidenti Mike Pence.

Pence, i cili është në Singapor për samitin e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore, iu përgjigj spekulimeve se Kina mund të lehtësojë sanksionet kundër Koresë së Veriut, e cila do të ishte një goditje ndaj përpjekjeve të amerikanëve.

“Ne besojmë se Kina po bën më shumë përpjekje sesa ka bërë ndonjëherë më parë,” tha Pence. “Presidenti është mirënjohës për këtë.”

Trump dhe Xi Jinping do ta diskutojnë çështjen e zbatimit të këtyre sanksioneve  dhe rolin që Kina mund të luajë në çarmatimin e plotë të Gadishullit Korean. Të dy liderët do të takohen në fund të muajit në Grupin e 20 mbledhjeve në Buenos Aires.

Vërejtjet e zotit Pence erdhën pas një raporti të kongresit që tha se Kina dukej se kishte lehtësuar zbatimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.

Gjithashtu të enjten, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë konfirmoi se bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara kishin rifilluar pas një telefonate këtë muaj midis Trump dhe Xi.

Pence tha gjithashtu se pati një takim të përzemërt me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë të martën në darkën e organizuar nga blloku rajonal, i njohur si Asean.

Mungesa e Trump në takimin e Asanit ishte e dukshme, dhe ai nuk do të marrë pjesë as në forumin e përvitshëm vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Guinenë e Re.

Pence u takua edhe me presidentin Moon Jae-in të Koresë së Jugut dhe tha se ai kishte diskutuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara me Moon dhe se ai e kishte siguruar se, siç zhvillohen bisedimet ndër-koreane, do të vazhdojë të ketë koordinim shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Ai i kishte thënë presidentit Moon se Shtetet e Bashkuara po kërkonin të shmangin “gabimet e së kaluarës”, duke iu referuar premtimeve të pambajtura të Koresë së Veriut pas bisedimeve të mëparshme me Shtetet e Bashkuara.

Samiti midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pritet të mbahet vitin tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN