Sikur bën me dije ‘The Guardian”, shkrimtarë të vendeve të ndryshme, janë bashkuar kundër tensionit mes Rusisë dhe Ukrahinës dhe sulmeve, që kanë lënë shumë të vrarë civilë.
Nënshkruesit nga ”PEN International”, bëjnë thirrje për t’i dhënë fund dhunës së pushtimit rus në Ukrahinë. Ndërsa mes 1,000 shkrimtarëve nga e gjithë bota, është edhe shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, i cili ka firmosur në mbështetje të Ukrahinës.
Figura të njohura, si: Orhan Pamuk, Svetlana Alexievich, Maria Ressa, Olga Tokarczuk, Burhan Sönmez, Margaret Atwood dhe Salman Rushdie… janë mes emrave që kanë firmosur.
“Ne shkrimtarët nga e gjithë bota, jemi të tmerruar nga agresioni rus në Ukrahinë. Ndaj, bëjmë thirrje urgjente, për t’i dhënë fund gjakderdhjes.
Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit rus Vladimir Putin, për të pranuar të drejtat e popullit të Ukrahinës.
Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë.
Lufta e Putinit, është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë, jo vetëm në Ukrahinë, por në mbarë botën. Nuk mund të ketë Evropë të lirë dhe të sigurt, – pa Ukrahinë të pavarur” – shprehen njëzëri shkrimtarët.