MENU
klinika

Shqipëri-Skoci

Kosovarët vijojnë mbështetjen për Kombëtaren

16.11.2018 - 17:03

Pavarësisht se kohët e fundit Kosova ka pasur një ecuri shumë të mirë dhe pretendendon kreun e grupit të vet në Ligën D, tifozët kosovarë vijojnë të mbështesin Kombëtaren shqiptare dhe nesër sërish pritet dyndje në Shkodër ngë këta të fundit.

Sikur në çdo ndeshje tjetër, edhe për sfidën e radhës së Shqipërisë, tifozët kosovarë kanë marrë rrugën drejt mëmëdheut për të mbështetur kuqezinjtë. Përkundër inateve të pakuptueshme mes dy federatave apo disa syresh që ndajnë, janë tifozët ata që vazhdojnë të mbajnë frymën vëllazërore.

Shqipëria luan sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, ku megjithatë gjasat për kualifikim janë të vogla. Kjo ndeshje zhvillohet nesër në orën 20:45, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës sfidon Maltën në orën 18:00.

toni kraba atlin elezaj
toni kraba atlin elezaj

“Po, do të udhëtoj nga Zyrihu me një grup shokësh, kemi prenotuar fluturimet, udhëtimin më pas drejt Shkodrës dhe kthimin. Jemi të gjithë të Kosovës, personalisht nga Prizreni. Natyrisht, më vjen mirë për ecurinë e Kosovës dhe i uroj sa më lart, por kur del Kombëtarja shqiptare në fushë me flamurin me dy krena, emocioni është tepër i madh” – u shpreh Jeton Krraba për “Konica.al”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN