Ndërkohë që në PD ka një debat të ashpër për dorëheqjen ose jo të kreut demokrat, që pas humbjes së zgjedhjeve në 6 mars, Sali Berisha jep mesazhin për bashkimin e të gjithë demokratëve.
“Mesazhi më i shkëlqyer bashkimi i demokratëve rreth botë së lirë”, u shpreh Berisha nga Elbasani.
I pyetur nga gazetarët nëse Berisha do sakrifikohet për ideal të PD, ai tha: “Nuk po mbroj asgjë tjetër përvec botës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do ti lëmë blofin në dorë.”
Berisha ishte sot në Elbasan ku uroi të gjithë qytetarët për Ditën e Verës, me shpresën siç tha ai që shqiptarët të sjellin ndërrimin e pushtetit.
“Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët të sjellë nderimin e madh që ata presin, ndërrimin e narko shtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor”, u shpreh ish-kryeministri.
“Një urim të përzemërt kam për ata shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve sheshet për të protestuar kundër një politike cinike të pashpirte, e cila përdor si preteks hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike të pajustifikuar të rritjes së çmimeve”, tha me tej Berisha duke iu referuar protestave.