Pavarësisht se sa shpesh i lani dhëmbët, disa nuanca të bezdisshme të verdhë nuk hiqen. Nëse dhëmbët tuaj duken kështu, mund të pyesni veten: “A është e sigurt zbardhja e dhëmbëve?”
Dhëmbët e bardhë akull e të drejtë i dëshirojmë të gjithë. Një punim i botuar në Sociology of Health & Illness zbuloi se të pasurit e një buzëqeshjeje të ndritshme mund të ndikojë në statusin tonë shoqëror, sa fitojmë dhe sa të suksesshëm jemi në dashuri!
Në përgjithësi, ka shumë arsye të mira për të marrë në konsideratë zbardhjen e dhëmbëve.
Por çfarë ndodh me rreziqet? Ka shumë opsione kur bëhet fjalë për trajtimin e dhëmbëve të zverdhur. Megjithatë, mund të bëni shumë për të përmirësuar gjendjen e dhëmbëve përpara se të merrni parasysh zbardhjen.
A është e sigurt zbardhja e dhëmbëve dhe si funksionon?
“Produktet për zbardhjen e dhëmbëve janë përgjithësisht mjaft të sigurta për t’u përdorur,” thotë një dentiste. Edhe pse, ajo shton se produktet zbardhuese duhen përdorur me kujdes. “Mos përdorni produkte zbardhuese më tepër se sasia që duhet ose mos i lini në dhëmbë për më shumë se koha e rekomanduar”.
Peroksidet janë agjentët zbardhues më të zakonshëm që përdoren në produktet për zbardhjen e dhëmbëve. Peroksidi i hidrogjenit ose peroksidi i karbamidit mund të përfshihen në listën e përbërësve për produktet e zbardhjes, pavarësisht nëse është një trajtim i bërë në shtëpi ose në zyrë. Mënyra se si funksionojnë është paksa e ndërlikuar. Me pak fjalë, ato shpërbëhen dhe heqin njollat ??nga smalti i dhëmbëve tuaj: peroksidi i karbamidit shpërbëhet në peroksid hidrogjeni për të depërtuar në sipërfaqen e smaltit tuaj. Sipas hulumtimit të publikuar në Journal of Dentistry për shkak të vetive të tij acidike peroksidi i hidrogjenit mund të largojë elektronet, duke thyer kështu atomet brenda molekulave të ngjyrosjes. Nga ana tjetër, ky veprim heq njollat ??nga dhëmbët tuaj dhe ndërsa këto njolla hiqen, dhëmbët duken më të shndritshëm.
Cilat janë rreziqet e zbardhjes së dhëmbëve?
Një studim i botuar në Journal of Evidence-Based Dental Practice zbuloi disa rreziqe që lidhen me produktet për zbardhjen e dhëmbëve në shtëpi, duke përfshirë ashpërsimin dhe zbutjen e sipërfaqes së dhëmbëve, rritjen e potencialit për demineralizimin dhe degradimin e punëve dentare.
Përdorimi i tepërt i peroksideve vjen me grupin e vet të rreziqeve. Përdorimi i tepërt i një sasie të lartë të produkteve zbardhuese dehidraton dhëmbët gjë që mund t’i bëjë ata të bëhen më të errët me kalimin e kohës.
Produktet e ofruara nga dentistët janë të sigurta, por disa produkte të disponueshme në internet ose në dyqane mund të përmbajnë gërryes ose acide që mund të kenë efekte të dëmshme për dhëmbët.
Peroksidet zbardhin sipërfaqet me të cilat bien në kontakt, gjë që mund të shkaktojë komplikime afatgjata. Një punim i vitit 2006 në British Dental Journal ngriti gjithashtu shqetësime mbi sigurinë e zbardhjes së dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Duhet pasur paarsysh që kur përdoret shumë produkt, ose kur lihet në dhëmbë dhe në mishrat e dhëmbëve për një kohë të gjatë, mund të rezultojë në irritim të mishrave të dhëmbëve ose në dëmtimin e vetë dhëmbëve.
Megjithatë, në përgjithësi nëse i përmbaheni udhëzimeve që ju janë dhënë, produktet për zbardhjen e dhëmbëve janë të sigurta për t’u përdorur.