MENU
klinika

G L O B A L I Z I M I

Profecia e Tremontit: “Ato janë shtatë plagët tona, në të ardhmen…”

15.03.2022 - 19:49

         Moderniteti global solli mes nesh “plagët”, që gjenden në faqet e Biblës.

Për të shmangur katastrofën përfundimtare, Perëndimi duhet ta kuptojë një orë e më parë se jeta nuk mund të përbëhet nga kënaqësi pa detyrime. Në njëfarë mënyre, mund të themi se ishte gjithçka ishte e shkruar, bardh e zi, midis faqeve të Biblës. Sigurisht, në tekstin e shenjtë nuk përmendet covid-19, apo lufta në Ukrainë. Sidoqoftë, duke perifrazuar disa pasazhe, përballemi me një tablo mjaft interesante. Një tablo, që së paku pjesërisht dhe duke u mbështetur në vlerën e mitit, ka parashikuar faza të ndryshme të ekzistencës sonë dhe mund të paraprijë të tjera./Konica.al

Të rilexojmë të tashmen

Giulio Tremonti nënvizon, se një nga mitet më aktuale dhe reale që përmban Bibla është ai i “plagës së Egjiptit”. Ky mit në mënyrë metaforike ngulitet në globalizimin, duke nisur nga zanafilla e deri te kriza e tij. Në Bibël citohen dhjetë plagë, por, duke parë nga afër se çfarë ndodhi me globalizimin e lartpërmendur, tashmë mund të numërojmë shtatë. Po tri të tjerat? Ato jo domosdoshmërish mund të materializohen. Për të parandaluar diçka të tillë, është e dobishme të kuptojmë se çfarë ka ndodhur deri më tani për të marrë kundërmasat e duhura. Le të fillojmë me përmbledhjen e shtatë plagëve “2.0”, që kanë goditur botën tonë. Së pari, po e nisim me heqjen e kufijve dhe ardhjen e internetit. Të dyja krijuan një botë, që, të paktën në dukje, shëmbëllente si një lloj parajse tokësore. U filtrua ideja se njeriu i ri thuajse s’ka nevojë më për të kaluarën, por vetëm për të ardhmen. Nga kjo ndjenjë e përbashkët morën formë edhe famëkeqja kundërkultura (cancel culture) si dhe metaverse (realitet virtual). Me fjalë të tjera, kur flasim për metaverse ne kemi kaluar nga cogito ergo sum në digito ergo sum./Konica.al

Ndotja, kriza demografike dhe fuqia e parasë

Azia, e cila u bë fabrika e botës në kapërcyell të viteve ’70-’90-të. Në të njëjtën kohë, nivelet e ndotjes u rritën dhe njëkohësisht morën formë probleme të ndryshme klimatike, të cilat, nga ana e tyre, ia kanë lënë vendin lindjes dhe krijimit të viruseve të reja. Nga ana tjetër, plaga numër tre ka të bëjë me shkëmbimin e seksit njerëzor, i cili ka kaluar nga përgjegjësia në kënaqësi të thjeshtë. Katastrofa demografike perëndimore është vetëm maja e ajsbergut, e zhytur në narcisizëm dhe individualizëm, shumë më e madhe se sa mund të mendohet. Ndërkohë, demokracia është boshatisur, duke u zëvendësuar nga një lloj “Republika Ndërkombëtare e Parasë”, ku financat, në fakt, kanë zëvendësuar ekonominë. Rezultati: ata që menduan të zgjidhnin problemet e botës, duke u mbështetur në këtë formë të re të qenies, jo vetëm që dështuan në qëllimin e tyre, por e përkeqësuan situatën.

epa04040718 Protesters attend an anti-government protest in downtown Kiev, Ukraine, 25 January 2014. Ukraine has been convulsed by protests led by pro-European activists incensed that President Viktor Yanukovych opted against an association agreement with the European Union in November, choosing closer relations with Russia instead. According to media reports on 25 January, more fighting was reported overnight in Kiev, with demonstrators throwing rocks and flaming objects at security forces. EPA/SERGEY DOLZHENKO +++(c) dpa – Bildfunk+++

Pandemia dhe lufta

Duke vazhduar më tej në këtë përballje metaforike, arrijmë në plagën numër pesë. Sunduesit e Perëndimit, apo udhëheqësit dhe presidentët që dikur ishin në gjendje të ndikonin në histori, e gjetën veten të paaftë të kuptonin se çfarë po ndodh në botë. Pra, e pashmangshme shndërrimi i tyre në “turistë të historisë”. Përkundrazi, kolegët në Lindje e kanë rritur peshën e tyre specifike të tyre.

Ja ku vijmë te pandemia dhe kriza e globalizimit, plaga numër gjashtë, që në Bibël mund ta gjurmojmë gjerësisht në mitin e “Kullës së Babelit”. Përhapja e Covid-19 tronditi themelet e globalizimit, duke shkaktuar efekte të rënda shëndetësore, por edhe gërryerje të çdo sigurie globale. Plaga numër shtatë është pasojë e asaj që kemi ripërshkuar deri tani: lufta.

Ja pra, njëra pas tjetrës, “plagët” që na solli moderniteti global. Në këtë pikë, për të shmangur katastrofën përfundimtare, Perëndimi duhet ta kuptojë sa më parë që jeta nuk mund të përbëhet nga kënaqësi pa detyrime dhe as të dominohet nga tregu. Përkundrazi, është thelbësore t’i jepet hapësirë ​​rëndësisë së vlerave./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zonja jonë do të qajë për ne"

Nostradamus e tha 500 vjet më parë


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen