19.03.2022 - 21:01
Dy barazime 1-1 radhazi, një me Torinon në transfertë dhe një sot në Firenze me Fiorentinë zbresin Interin në vendin e tretë, që tashmë rrezikon shumë të mbrojë titullin kampion, edhe pse ka një ndeshje për të rikuperuar, atë me Bologna-n në jashtë fushe.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, ndeshja e luajtur në San Siro është ndezur në pjesën e dytë. Torreria ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 50-të, ndërsa zikaltrit janë kundërpërgjigjur 5 minuta më mbrapa me Dumfires. 3
Arbitri ka dhënë një penallti në minutën e 66-të për milanezët, por VAR e ka anuluar. Të dy ekipet kanë shkuar shumë afër golit në minutat e fundit, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.