MENU
klinika

NBA

Miami siguron play-off-in, shkëlqejnë James dhe Durant

22.03.2022 - 12:43

Pavarësisht humbjes 113-106 në fushën e Philadelphia, Miami Heat është skuadra e parë e kualifikuar në fazën play off në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Maxey me 27 pikë.

Fiton edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që mposhti Cleveland 131-120. LeBron James realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 11 rebound dhe 12 asist.

Pavarësisht mungesave të shumta, ekipi i Brooklyn Nets fitoi 114-106 ndaj Utah Jazz. Për miqtë u dallua Mitchell me 30 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Nets shkëlqeu Kevin Durant me 37 pikë. Ndërsa Skuadra e Chicago Bulls , falë 52 pikëve të dyshes DeRozan-LaVine, mundi 113-99 Toronto Raptors.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak