Kombëtarja shqiptare humbi thellë, por ka fituar një futbollist, pikërisht Ardian Ismajli, që debutoi si kuqezi. Ai ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të programuar ditën e sotme në 13:30. Qendërmbrojtësi ka rrëfyer edhe debutimin me ekipin kombëtar.
Debutim me humbje për ju…?
Nuk e kisha menduar këtë situatë, por fati donte që Mërgimi të merrte atë karton dhe të futesha unë. Futbolli i ka këto dhe ne tani duhet ta mbajmë kokën dhe të shohim para.
Si u ndjetë kur u fute në fushë?
Ishte koha ime të ndihmoja skuadrën. Emocionet kanë qenë të mëdha, por në moment që u futa, ishin edhe më të mëdha. E kam pritur këtë debutim, pavarësisht humbjes.
Si ju kanë pritur në Kombëtare?
Më kanë pritur shumë mirë, ambienti është i mirë. Kam marrëdhënie të mira dhe më kanë afruar. Çdo gjë është në rregull.
E ardhmja e kombëtares?
Çdo ekip kombëtar ka krizë, besoj se do e kalojmë shumë shpejt këtë situatë dhe do të rikthehemi te rezultatet pizitive. Them se do të vijë përsëri koha të kualifikohemi si në Francë.