Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins.
Së fundmi në media u publikuan pamjet që tregojnë momentet e fundit të kineastes ndërsa mjekët tentonin t’i shpëtonin jetën.
Videoja është publikuar nga “Mail Online” dhe tregon momentin kur mjekët i thonë kineastes: “Halina qëndro me ne!”.
Megjithatë, kienastja duket se ishte pa ndjenja dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre.
Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët – përfshirë Alec Baldëin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore.
Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një kamera trupore dje janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.
Kujtojmë se prodhuesit e filmit “Rust”, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e rregullave të sigurisë.
Sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikos ata kishin treguar “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”.
“Rust Movie Productions” është gjobitur me 136,793 dollarësh për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës.