Pas masakrës së nxënësve protestues në sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989, administrata e presidentit amerikan Xhorxh Bushit kufizoi sanksionet dhe vazhdoi komunikimin me Kinën, për shkak të rëndësisë strategjike të saj. A do të ishte e qëndrueshme një politikë e ngjashme ndaj Arabisë Saudite?
Dokumentari i vitit 2006 “Një e vërtetë e papërshtatshme” nënvizon përpjekjet e ish-nënpresidentit amerikan Al Gore për të paralajmëruar amerikanët për rreziqet e ngrohjes globale. Ajo që e bëri të vërtetën të papërshtatshme është se shmangia e ndryshimeve klimatike katastrofike do të kërkonte që njerëzit të jetonin ndryshe dhe, në disa raste, të hiqnin dorë nga ajo që donin.
Për gati dy muaj, ne kemi jetuar me një të vërtetë tjetër të papërshtatshme, që kur Jamal Khashoggi, një gazetar saudit që punonte për Washington Post dhe që jetonte në Shtetet e Bashkuara, u zhduk pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Një pjesë e madhe e së vërtetës është e pamohueshme: Khashoggi u vra nga individë me lidhje të ngushta me qeverinë saudite dhe udhëheqësin Mohammed bin Salman. Mohimet saudite dhe gënjeshtrat vetëm përforcuan përfundimin, tani edhe gjykimin e CIA-s se vrasja ishte paramenduar dhe miratuar nga qeveria.
Ajo që e bën të vërtetën të papërshtatshme është rëndësia strategjike e Arabisë Saudite. Mbretëria ende përbën mbi 10% të prodhimit global të naftës. Arabia Saudite është vendi më me ndikim sunit arab, duke zënë një rol të veçantë në botën myslimane, për shkak të rolit të saj si kujdestar i vendeve më të shenjta të Islamit.
Por princi duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë nëse do që familja mbretërore të mbijetojë.
Problemi është se ka shumë gabime nga princi i ri dhe impulsiv. Përveç rolit të tij në vrasjen e Khashoggi, ai urdhëroi sulmin ndaj Jemenit, një katastrofë strategjike dhe humanitare. Ai rrëmbeu kryeministrin libanez, bëri gjithçka që të sulmonte Katarin, ngriu marrëdhëniet diplomatike me Kanadanë dhe burgosi aktivistë politikë, duke përfshirë gratë që kërkonin më shumë të drejta.
Princi dhe rrethi i tij po llogaritin se zemërimi i botës do të zbehet, duke patur parasysh rëndësinë e vendit të tyre. Ai ka arsye të mirë për të besuar se shtetet e tjera sunite arabe do të qëndrojnë pranë tij, duke marrë parasysh subvencionet që ai ofron.
Izraeli gjithashtu ka shfaqur mbështetje për MBS, për shkak të interesit të përbashkët të dy vendeve për të luftuar ndikimin iranian në rajon. Dhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump deri tani ka refuzuar të pranojë rolin e tij në vrasjen e Khashoggi, duke iu rezistuar thirrjeve për sanksione kundër Arabisë Saudite.
Atëherë, çfarë duhet bërë? Ish-sekretari amerikan i Shtetit James Baker kohët e fundit bëri një paralelizim me politikën amerikane ndaj Kinës në vitin 1989, në kohën e masakrës së studentëve protestues në sheshin Tiananmen të Pekinit. Administrata e Bushit vendosi sanksione për të treguar pakënaqësinë me qeverinë kineze, por e vazhdoi komunikimin, duke pasur parasysh rëndësinë e Kinës.
A do të ishte e qëndrueshme një politikë e ngjashme ndaj Arabisë Saudite?
Duhet të ketë kufizime për shitjen e armëve të SHB.A-së. Por më e rëndësishme është që të rritet presioni ndaj Arabisë Saudite. Ajo që nevojitet është bashkëpunim për t’i dhënë fund konfliktit të Jemenit. Ajo që duhet të shmanget është një konfrontim të armatosur me Iranin.
Një luftë me Iranin do të ishte e kushtueshme dhe e rrezikshme.
Shumë shpejt në Lindjen e Mesme, një situatë e keqe mund të bëhet edhe më keq. Princi i tanishëm ka krijuar një situatë të keqe. Qëllimi duhet të jetë vendosja e kufijve në mënyrë që të mos bëhet më keq.
Richard N. Haass, Kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, më parë ka shërbyer si Drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin e Shtetit të SHBA (2001-2003) dhe ishte i dërguar i posaçëm i Presidentit George W. Bush në Irlandën e Veriut dhe Koordinator për Të ardhmen e Afganistanit . Ai është autor i “Një botë në rrëmujë: Politika e Jashtme Amerikane dhe Kriza e Rendit të Vjetër.