MENU
klinika

Kërkesat ndaj efektivëve

Lleshi takim të mbyllur në Berat, kërkon kontrolle për guroret

20.11.2018 - 21:31

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ka zhvilluar ditët e fundit takime me strukturat e policisë të qarqeve si: Shkodër, Durrës, Elbasan, e Lezhë.

Takime të tilla, nuk kanë qenë të hapura për mediat, dhe sipas informacioneve, Sandër Lleshi, është takuar pasditen e sotme me strukturat e policisë së qarkut të Beratit.

Bëhet me dije se ky takim zgjati disa orë dhe është shoqëruar me vlerësime dhe këshilla për uniformat blu të qarkut të Beratit.

Burime të brendshme të policisë bëjnë me dije se ministri Lleshaj është ndalur fort në Guroret që kanë ushtruar prej 20-vjetësh aktivitetin në qarkun e Beratit,duke shkaktuar një ndotje të lartë mjedisore.

Sander-Lleshi-konca.al
Sander-Lleshi-konca.al

Lleshaj u ka kërkuar efektivëve të policisë së Beratit të fokusohen në kontrollet në Guroret e Urës-Vajgurore, ato në Malin e Tomorit dhe përgjatë Osumit, duke mos lejuar funksionimin e tyre pas pezullimit nga ministri Klosi.

Burimet konfirmojnë se, Lleshaj ka kërkuar të luftohet me forcë dhe pa asnjë tolerancë krimi, në të gjitha format e tij.

Përveç urdhëresave të dhëna, mësohet se Ministri Lleshaj nuk i ka kursyer as falënderimet për punën e mirë të bëra nga strukturat e policisë së qarkut Berat,qark që shënon ulje në rritje nga viti në vit të veprave kriminale.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës