MENU
klinika

Miqësoret

Brazili, Italia e Franca fitojnë minimalisht

20.11.2018 - 23:12

Pavarësisht fitores në miqësoren e radhës 1-0 ndaj Kamerunit, Brazili ka humbur Neymar, i cili është dëmtuar në minutën e tetë të ndeshjes. Brazil minimalist në Milton Keyns.

Një gol i lojtarit të Everton Richarlison i dha fitoren Seleçaos në miqësoren ndaj Kamerunit. Një tjetër sukses 1-0 pas atij ndaj Uruguait edhe pse Brazili krijoi shumë raste dhe mund të kishte realizuar disa gola.

Ishte një sfidë ku trajneri Tite u dha hapësira edhe disa prej lojtarëve që kishin luajtur pak në sfidat e fundit të 5-herë kampionëve të botës. Një sukses që pak kënaqi të pranishmit, sidomos pas daljes së Neymar.

Edhe Italia ka fituar 1-0 në miqësoren e vet. “Azurrët” kanë mposhtur SHBA-në. Vendasit kanë vuajtur për këtë sukses, sepse goli është shënuar në minutën e 94-t nga Politano.

Po 1-0 ka fituar edhe Franca ndaj Uruguajit në miqësoren e zhvilluar në Paris. Ashtu si Shqipëria, vendasit kanë fituar falë një penalltia në minutën e 52-të. Giroud ishte saktë nga pika e bardhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN