MENU
klinika

Djalë apo vajzë?

Rihanna bëhet nënë për herë të parë!

20.05.2022 - 10:07

Rihanna është zyrtarisht nënë! Themeluesja e Fenty Beauty lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me të dashurin A$AP Rocky, më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ.

Lajmi për shtatzëninë e Rihanna-s u dha në fund të janarit, pasi u shfaqën foto të këngëtares, duke treguar me krenari barkun e saj teksa ishte e shoqëruar për një shëtitje nga i dashuri i saj.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” me sa duket u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj duke veshur rroba të gjera, por më vonë pranoi për “Vogue” se refuzoi të vishte rrobat tipike të shtatzënisë, duke thënë- “Më falni është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”

Reperi Asap Rocky emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u shpreh gjatë një interviste me GQ, duke thënë: “Unë mendoj se do të jem një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mahnitshëm në përgjithësi. Unë do të kisha një fëmijë shumë të mirë”.

Rihanna dhe reperi janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020. Ata dolën publikisht me romancën e tyre në nëntor të po atij viti. Një përdorues i Twitter pretendoi në prill se Rocky kishte tradhtuar Rihanna-n me Amina Muaddi, por thashethemet dolën se ishin të rreme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndodhej me ASAP Rocky në momentin e arrestimit

Rihanna në gjendje jo të mirë emocionale

“Çdo gjë më duket si sfidë më vete...”

Rihanna tregon si po e përballon shtatzëninë