Për herë të parë, Kupa e Botës mbërriti në Shqipëri, ku për 5 orë është ekspozuar pranë Kryeministrisë, ku futbolldashës kanë mundësi ta shohin nga afër. Por jo të gjithë kanë shansin ta shohin apo bëjnë foto, madje edhe legjendat e futbollit shqiptar. Ja çfarë shkruan Sulejman Demollari:
“Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Ishte e turpshme që të shikoja aq figura të mëdha futbolli në atë ceremoni dhe Kupa ishte fshehur për ne njerëzit e futbollit.
Vetëm Coca Cola mund ta bëj që të të ftojë për ceremoninë e ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë dhe të të mbaj larg nga trofeu dhe të na tregoj muzeun e FSHF që ishte spostuar në hollin e Kryeministrisë.
Si ish kapiten i ekipit Kombëtar dhe me kontribute në këtë futboll, nuk jam ndjerë asnjëherë më i ofenduar sesa sot nga një sjellje e tillë. Kam qenë në aktivitete të njëllojta kudo nëpër botë, por asnjëherë në një turp me si kjo me Coca Cola.”