Shqipëria është në sytë e gjithë botës, teksa të mërkurën në orën 21.00 në kryeqytet luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord (Air Albania).
UEFA ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku transmeton fjalët e Presidentit Alexander Ceferin për vendin tonë. Ceferin nuk kursehet aspak, duke i treguar të gjithëve se futbolli në vendin tonë është zhvilluar.
“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimit të futbollit. Tani të rrinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm” – tha ai.
🏟️ UEFA president Aleksander Čeferin on Albania’s National Arena:
“Albania has made tremendous progress in terms of its football development. Now, youngsters across the country can dream of one day representing Albania in this magnificent stadium.”#UECLfinal #UECL pic.twitter.com/4E9JOOxX5z
— UEFA (@UEFA) May 24, 2022