MENU
klinika

"Çdo ditë, mua më duhet të..."

Stresi e “mbyti” me thumba të kaluarën, përgjigjet Keisi

26.05.2022 - 11:42

Ish-partnerja e reperit Stresi, Keisi mori sërish vëmendje në media ku së fundmi u përfol për një lidhje të re me një mashkull misterioz. Foto të dyshes u shpërndanë kudo, ku Keisi dhe djali shihen pranë njëri tjetrit teksa pinin alkool.

Por nga ana tjetër, Stresi bëri lëmsh rrjetin së fundmi. Reperi i njohur publikoi një video me një vajzë, të cilës ia kishte mbuluar fytyrën (kliko këtu).

Jo vetëm kaq por ai shkroi edhe dy fjalë për të kaluarën e tij, duke iu referuar kështu marrëdhënies së tij që ka patur me Keisin.

“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“– shkroi reperi.

Mirëpo, së fundmi Keisi ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram. Ajo shkruan se ditën që do të krijoj një lidhje dashurie, do t’i njoftojë të gjithë.

Reagimi i Keisit:

Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote.

Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë.


Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë.

Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni.

Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure