Na ndajnë edhe pak orë nga finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, që luhet në Paris. Mes të ftuarve të shumtë, ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është takuar edhe me kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon.
“Pak orë para finales së Champions League, pata mundësinë të zhvilloj një takim të përzemërt me Presidentin e FIFA, Gianni Infantino. Së bashku me Zv. Presidentin Dervishaj, Presidentin e FFK, Agim Ademi, Sekretarin e përgjithshëm të FFK, Taulant Hodaj, folëm me Presidentin Infantino mbi projektet në dy Federatat tona.
I shpreha falenderime të sinqerta në emër të FSHF për projektet madhore që FIFA na ka besuar, si implementim i sistemit VAR dhe ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit” – shkruan Duka në postimin e tij.