Cmenduritë e tifozëve për të parë një ndeshje futbolli janë nga më të ndryshmet, por e sotmja është unike. Një grup tifozësh nga Liverpool, të cilët kishin siguruar një biletë për finale e sotme të Champions në Paris, ka bërë një udhëtim të çmendur.
Ata kishin planifikuar që të shkonin në Francë me avion, por udhëtimi i tyre është anuluar në orët e para të mëngjesit dhe ekzistonte rreziku real që të mos udhëtonin drejt kryeqytetit francez.
“Sky Sports” ka bërë të ditur se ata kanë gjetur një zgjidhje që mund të cilësohet e çmendur. Grupi i tifozëve ka përshkuar ngushticën e La Mansh me një gomone, siç shihet në videon e publikuar nga televizioni britanik, për të mbërritur në Francë e për të udhëtuar me shpejtësi drejt kryeqytetit ku zhvillohet finalja e madhe.
This group of Liverpool fans made their way to Paris in a speedboat for the #UCLfinal after their flight was cancelled!🚤pic.twitter.com/PguobokTQj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 28, 2022