Ky sezon i Champions League do të kujtohet gjatë, për mënyrën se si Real Madrid arriti të fitojë trofeun e 14-të në histori. Tre përmbysje të jashtëzakonshme përpara të shkonin në finalen e Parisit, ku sërish thyen një rival si Liverpool që në letër shihej si favorit.
Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm mbi të gjitha për Karim Benzema, lideri absolut i Real Madrid. Kapiteni realizoi 15 gola, si askush tjetër, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Champions.
Nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me mbretin e këtij edicioni, UEFA ka pagëzuar Benzema si lojtari më i mirë i këtij turneu. Vinicius Junior, partneri i tij në sulm, lojtari që me golin e tij vendosi finalen, u shpall lojtari më i mirë i ri i këtij turneu.
🥇 UEFA’s Technical Observer panel have named Real Madrid’s Karim Benzema as the 2021/22 UEFA Champions League Player of the Season 👏👏👏@Benzema | #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 31, 2022
Real Madrid dhe Liverpool janë dy ekipet më të përfaqësuara në formacionin më të mirë të përzgjedhur nga stafi teknik i UEFA. Dy ekipet finaliste përfaqësohen me nga katër lojtarë: Courtois, Modric, Vinicius dhe Benzema nga Real Madrid.
Tre nga katër lojtarët e mbrojtjes vijnë nga Liverpool: Robertson, Van Dijk dhe Alexander-Arnold ndërsa Fabinho kompleton “pokerin” e kuq në formacionin më të mirë. Vetëm tre lojtarë nuk vijnë nga dy ekipet finaliste, në 11-tshen më të mirë ndodhen Rudiger i Chelsea, De Bruyne i Man.City dhe Mbappe i PSG.
👕 UEFA’s Technical Observer panel has selected its 2021/22 UEFA Champions League Team of the Season 🙌#UCL pic.twitter.com/I8t9T6uM5R
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 31, 2022