Tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë dhe ajo amerikane Cori Gauff (numri 18 në botë) janë dy finalistet e grand slam të Roland garros për femra. Nëse për Swiatek ky ishte një kualifikim i pritshëm, pasi këtë turne e ka fituar një herë në vitin 2020, surprizë kualifikimi i Gauff.
Për 18-vjeçaren amerikane kjo është hera e parë që del në finalen e një grand slam, teksa asnjëherë nuk kishte shkuar më shumë se raundi i katërt. Ajo konsiderohet si pasardhësja e Serena Williams.
Në gjysmëfinale, Gauff mundi 2-0 (6-3, 6-1) një tjetër emër surprizë, italianen Martina Trvisan, në një ndeshje të dominuar nga tenistja amerikane.
Keeping it real with @CocoGauff ✌#RolandGarros pic.twitter.com/ofFQG4CIlt
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 2, 2022
Po kaq e lehtë edhe fitorja e Iga Swiatek, që mposhti 2-0 (6-2, 6-1) rusen Daria Kastatkina, në një ndeshje pa shumë histori. Polakja konsiderohet favorite për të fituar këtë finale (zhvillohet në Paris ditën e shtunë), që konfirmon se një brez i ri tenistesh po afrohet dhe synon të lërë gjurmë. Ajo nuk humbet prej 34 ndeshjesh.