Skuadra e Golden State fitoi 107-88 ndaj Boston Celtics në ndeshjen e dytë finale play off në NBA, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve mes tyre. Ndryshe nga sfida e parë, fituar nga Celtics në periodën e fundit, këtë herë në fushë komanduan vendasit, që nuk toleruan dhe përsëritën gabimet e takimit të parë.
Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e Warriors, ndërkohë që këtë herë edhe stoli i vendasve ishte vendimtar, me 35 pikë. Për Boston u dallua Tatum me 28 pikë, por ishte i vetëm në këtë betejë, pa mundur dot të rivalizojë.
Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e skuadrës së Boston. Çdo gjë mbetet e hapur mes këtyre skuadrave, që e shpallën kampion në konferencat përkatëse dhe tani kërkojnë të ngrejnë trofeun titullit në NBA.