MENU
klinika

“Të vënë epitetin legen”

Rez Veleshnja ka një thumb të fortë për të gjithë ish-kolegët

07.06.2022 - 10:37

Shumë aktorë të njohur shpeshherë vendosin të largohen nga programet apo spektaklet që janë pjesë prej vitesh. Kështu bëri së fundmi edhe Florjan Binaj, duke u larguar nga “Portokallia”.

Mirëpo së fundmi, lidhur me këtë fenomen të largimeve, ka folur aktori Rezart Veleshnja. Ai ka thënë për RTV Ora, se duhet të kesh një arsye të fortë për tu larguar nga një vend.

“Ikin me mendimin që do e bëjë unë, më pëlqen kjo gjë. Po guri i rëndë tha peshon në vend të vet. Madje unë kam bërë një status, kush ka ikur nga një gjë që e ka të vetën, ka kriju themelet kur të ikësh të ikësh duhet të ikësh për një arsyeje shumë të fortë. Po kur dëgjon publikun që iku për 700 mijë lekë më shumë këtu tek ne ka dhe që të vejnë epitetin legen. Kjo gjë mua më vjen keq, ka ndodhur për shumë”, ka thënë ai.

Florjan Binaj tashmë drejton programin “Piranjat” së bashku me këngëtaren e njohur, Arilena Ara.

Por ja çfarë pati thënë më herët aktori për të drejtat e autorit në një intervistë.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televisione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë,”– tregoi aktori.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure