MENU
klinika

Liga e Kombeve

Izraeli, mundësia më e mirë për kreun e grupit

10.06.2022 - 18:09

Edy Reja dhe të besuarit e tij kërkojnë të mbajnë të ndezur ambientin kuqezi, mbi të gjitha kërkojnë të qëndrojnë në garë për vendin e parë në Grupin B në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ky është një objektiv i panegociueshëm, në mungesë të Rusisë, është një provë gjenerale për të vërtetuar se këta lojtarë, ky trajner, mund të dërgojnë sërish Shqipërinë në Evropian.

Në një grup me tre përfaqësuese, me shumë pak diferenca ndërmjet tyre, kuqezinjtë kërkojnë të fitojnë me çdo kusht ndeshjet në shtëpi, sfida si kjo kundër Izraelit në “Air Albania”.

shqiperi izrael 0-3

Me tifozët kuqezi në krahë ky nuk është një mision i pamundur, përkundrazi është një sfidë që Shqipëria mund dhe duhet të fitojë. Me Izraelin që barazoi në sfidën e parë 2-2 në shtëpi kundër Islandës dhe pas barazimit në ishull mes Islandës dhe Shqipërisë, kuqezinjtë e Edy Reja-s kanë mundësinë ideale të marrin kreun e grupit, për të pritur më pas më të qetë sfidat e tjera në Ligën e Kombëve.

Me rikthimin e Brojës dhe Uzunit, apo pas leksionit që morën në Reikjavik, të gjithë besojnë dhe shpresojnë që përballë Izraelit do të dalim me pikë të plota, çdo përfundim tjetër këtë herë nuk mjafton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I përfundon kontrata në nëntor

Fitorja me Izraelin vlen shumë për fatet e Rejës


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon