Ekipi i Golden State Warriors fitoi ndeshjen e katërt finale 107-97 ndaj Boston Celtics në NBA, duke barazuar në 2-2 serinë e takimeve. Boston, këtë herë nuk përfitoi nga faktori fushë dhe u detyrua të përulet para Stephen Curry, që ishte një përbindësh në fushë.
Ylli i Golden State realizoi 43 pikë e 10 rebound për miqtë, duke qenë lider në fushë, mbështetur nga Thompson me 18 pikë e Wiggins me 17 pikë. Për Boston u dalluan Tatum me 23 pikë e Broën me 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Kështu, edhe seria e dytë e ndeshjeve nuk ka dhënë asgjë konkrete në lidhje me skuadrën favorite për ta fituar titullin kampion këtë sezon. Ndeshja e pestë finale do të luhet më 13 qershor në fushën e Golden State edhe pse faktori fushë nuk ka qenë shumë vendimtar deri më tani.